13 gra nga Drenasi, përfitojnë makineri në agrokulturë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoreshës së Agjencionit për Zhvillim Rajonal Qendër, Mrika Gashi, sot janë nënshkruar edhe kontratat me 13 gra përfituese për makineri nga agrolultura.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar AZHR-në për këtë përkrahje dhe ka përgëzuar përfitueset e kësaj skeme të grandeve. Lladrovci ka thënë se qeverisja e tij, do të jetë çdo herë në mbështetje të grave për të ju krijuar lehtësira ne të bërit biznes dhe ka uruar që mjetet e fituara të jetë frytdhënëse në punën që bëjnë.

Drejtoresha e AZHR-së, Mrika Gashi dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi, kanë nënshkruar marrëveshjet mes palëve përfituese dhe kanë uruar ato për mjetet e agroluturës.

Marrëveshja e bashkëpunimit është bërë në kuadër të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi i grave”