2 të vdekur nga virusi sot: Njëri nga Skenderaj e tjetri nga Vushtrria

Në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është raportuar për dy jetë të humbura si pasojë e Covid-19.

Një prej tyre është nga qyteti i Vushtrrisë i cili i përket moshës 21 vjeçare.

Ndërsa qytetari tjetër që ka humbur jetën është nga është nga Skënderaj dhe është i moshës mbi 80 vjeç.

Deri më tani në komunën e Vushtrrisë që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 125 qytetarë.