Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale.
Në Skënderaj vërehet një dukuri e pazakontë. 23 kandidatë kanë 0 vota. Pra, 23 kandidatë nuk e kanë votuar as vetën. Ndërkohë që rreth 39 kandidatë kanë më pak se 10 vota. Po ashtu, pas dorëzimit në KQZ shumë kandidatë ishin tërhequr nga gara.
Në qytet qarkullojnë zëra për miliona të investuara në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, flitet edhe për shporeta e shlyerje të borxheve nëpër shitore, e shumë metoda të kërcënimeve e joshjes. Të gjitha këto mbesin në nivel të debateve ditore. Por, që një kandidat të mos e votoi as vetën kjo është çudi e madhe. Nuk don mend se duhet të ketë qenë një arsye e madhe që këta kandidatë të mos e votojnë as vetën! Se cila ishte ajo?!
Cila është arsyeja e vërtetë për opinionin e gjërë do të mbetet enigmë, për shumë qytetarë të Skënderajt ka përgjigje!
Ajo që bie në sy është edhe dallimi tek disa kandidatë nga rezultati preliminar në atë përfundimtar. Tek lista Ideal vërehet se kandati S. J në rezultatin preliminar kishte 428 vota, ndërsa pas rinumërimit 375, pra 53 vota më pak. Po ashtu, tek lista Ideal kandidati O. S në rezultatin preliminar kishte 274 vota, ndërsa pas rinumërmit në rezultatit përfundimtar 216 vota, pra 58 vota më pak.
Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve, e nëse do të këtë shumë ankesa dhe dallimi do të jetë si në rastet e cekura atëherë pritet të ketë ndryshime të mëdha në përbërjen e kuvendit komunal.