• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

23 vjet nga Beteja e Koshares, dita kur u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

April 9, 2022
in Lajme
A A
23 vjet nga Beteja e Koshares, dita kur u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar
16
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Beteja e Koshares, njihet si një betejë historike që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Hapsirë Reklamuese

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë janë bijtë e bijat e Dardanisë që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.

Kushtrimit, për mbrojtje të atdheut shumë të rinjë por edhe të moshuar nga Kosova, diaspora pa hezitim ju përgjigjen. Të vetëdijshëm se, nuk ka shembull më të mirë, më të guximshëm dhe më fisnik se të veprosh me fjalë e me vepra konkrete për lirinë e Atdheut dhe mirëqënien e popullit, sikurse që kanë vepruar luftëtarët e lirisë, heronjët dhe dëshmorët e kombit.

Sot pas 23 viteve, kujtojmë edhe sakrificën për liri të heronjve dhe luftëtarëve tanë që nga emigracioni iu përgjigjen thirrjes së atdheut në përpjekjet për liri e dinjitet.

Në këtë rrugëtim sigurisht edhe diaspora kosovare ka luajtur rolin e saj historik. Ajo ka ndihmuar dhe mbajtur gjallë rezistencën dhe frymën për liri të popullit të Kosovës. Shumë nga bashkatdhetarët tanë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Shtabit Qendror te UÇK për t`u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare.

Ata dhanë jetën e tyre, pa pyetur për moshë apo gjini që kishin, sepse ishin të bindur në qëllimet dhe veprimet e tyre siq janë; Agim Ramadani, Salih Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaqi, Harun Beka dhe shumë dëshmorë të tjerë. Ata dhe bashkëluftetarët e tyre që sot janë gjallë, luftuan heroikisht, për të rilindur dhe merituar përjetësinë.

Kosharja është vendi i lavdisë dhe i krenarisë kombëtare, aty ku pushojnë eshtrat e 114 Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit.

Atje, është vendi ku ndryshoj historia, është emocion për të gjithë sepse, aty u thyen turpërisht forcat okupatore, aty luftuan djemtë dhe vashat nga e tërë Kosova, shqiptaria dhe vullnetarë nga vende të tjera. Kjo Betejë lavdishme është simbol i unitetit, i bashkimit dhe të krenarisë. Ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Jehona e Betejës së Koshares pati një ndikim të veçantë në ide, mendim e veprim, e sidomos në atë moral si faktor kryesor, në zhvillimin e arritjen e suksesit luftarak. Kjo betejë krijoi kushte të reja furnizimi, jo vetëm për Kosharen, por për të gjitha zonat e tjera operative në thellësi. Njëherit, ka dhënë shembullin më tipik se si duhet dhe si mbrohet atdheu. E cila vishet me një rëndësi historike për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar.

-->
Previous Post

Sellcë e Tetovës, i biri ia pret kokën nënës me sëpatë

Next Post

Zhduket pajisja mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Lajme tjera

Kishte ndërruar mbiemrin, kapet në kufi pas 3 vitesh i dyshuari për grabitjen në Skenderaj
Lajme

Arrestohet Drenicaku: Shkak fotografia qe postoj në rrjete sociale

May 26, 2022
Babai në Prishtinë rrah vajzën 15-vjeçare pasi e merr vesh se është në lidhje dashurie, ajo e denoncon në Polici
Lajme

Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

May 26, 2022
Arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë, huazoi mjetet e punës e më pas i shiti për 130 euro
Lajme

Arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë, huazoi mjetet e punës e më pas i shiti për 130 euro

May 26, 2022
Arrestohet i riu që u prezantua si zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, ia ‘avulloi’ 19 mijë euro 44-vjeçarit në Prishtinë
Lajme

Arrestohet i riu që u prezantua si zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, ia ‘avulloi’ 19 mijë euro 44-vjeçarit në Prishtinë

May 26, 2022
Gruaja që i përdori llogaritë bankare për mashtrim (VIDEO)
Lajme

Gruaja që i përdori llogaritë bankare për mashtrim (VIDEO)

May 26, 2022
Ndahen mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat
Lajme

Ndahen mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

May 25, 2022
Next Post
Zhduket pajisja mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Zhduket pajisja mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Lajmi fundit: Aksidentohen dy vetura te “Kroni i Mbretit”

Era shtrembëron shtyllat e energjisë, rrezikohen banorët e fshatit Prolluzhë

RECOMMENDED NEWS

“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet” – postimi prekës i Endrit Thaçit

“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet” – postimi prekës i Endrit Thaçit

3 months ago
Komuna e Drenasit reagon për vrasjen e qenve endacak

Komuna e Drenasit reagon për vrasjen e qenve endacak

3 months ago
Abdullahu: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

Abdullahu: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

2 months ago
Gruaja që punojë shumë në avancimin e grave, merr mbështetje të fuqishme nga to në zgjedhjet e 17 tetorit

Gruaja që punojë shumë në avancimin e grave, merr mbështetje të fuqishme nga to në zgjedhjet e 17 tetorit

8 months ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E dhimbshme: Sot varroset 20 vjeçari që vdiq në aksident në Mitrovicë, erdhi për Ramazan nga Suedia

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ushtari, polici, mjeku, mësimdhënësi do të marrin këto paga me ligjin e ri

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Arrestohet Drenicaku: Shkak fotografia qe postoj në rrjete sociale
  • Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë
  • Arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë, huazoi mjetet e punës e më pas i shiti për 130 euro

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Kishte ndërruar mbiemrin, kapet në kufi pas 3 vitesh i dyshuari për grabitjen në Skenderaj

Arrestohet Drenicaku: Shkak fotografia qe postoj në rrjete sociale

May 26, 2022
Babai në Prishtinë rrah vajzën 15-vjeçare pasi e merr vesh se është në lidhje dashurie, ajo e denoncon në Polici

Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

May 26, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!