––>
Më rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit Nesret Halili, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, kryetarin e shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, familjar e bashkëluftëtarë të dëshmorit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrit të tij në fshatin Shtuticë të Drenasit.
Dëshmori Nesret Halili ra dëshmor me 3 maj të vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes, Shtuticë ku në këtë fshat ishte edhe mësues i shkollës së fshatit.