––>
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është nervozuar sot gjatë seancës së Kuvendit.
Madje Tahiri ka eskaluar me sharje ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Hajde ma shumë, ma shumë. A robt jua q***”, u shpreh Tahiri teksa ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u çua në këmbë ndërsa Haxhiu po i thoshte “qetësohu”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejt/sisë dhe askujt tjetër”, i kishte thënë Haxhiu.