Afaristi dhe humanisti, Bexhet Sylkaj kandidon për ulëse në Kuvendin Komunal të Drenasit

Bexhet Sylkaj synon mandatin e asambleistit nga radhët e “Demokratët për Drenasin”, që udhëhiqet nga Driton Ajazi.

Sylkaj është emër i njohur në qytetin e Drenasit, pasiqë njihet si afarist i suksesshëm, shkruan DrenicaSot.

Përveç kësaj, Bexhet Sylkaj është edhe humanist i madh.

Ai ishte iniciator i ndërtimit të shumë shtëpive për skamnorët, dhe jo vetëm. Sylkaj në listën e “Demokratët për Drenasin” mbanë numrin 32./DrenicaSot/