Agjenda për aktivitetet të cilat do të organizohen për nder të 28 Nëntorit

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon disa aktivitete të cilat më poshtë ju paraqesim agjendën;

Me 25.11.2022 prej orës 11:00, në hollin e Sallës së Kulturës do të mbahet ekspozitë nga piktori Nazmi Heta
Me 25.11.2022 prej orës 12:00, në sallën e Kulturës do të mbahet Akademi Solemne i shoqëruar me program artistik me Shoqëritë Kulturore nga Drenasi
Me 28.11.2022 prej orës 10:00 do të behën homazhe pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për të vazhduar pastaj në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *