Aksident me fatalitet, vetura godet për vdekje një këmbësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësore.

Policia ka njoftuar se 61-vjeçarja është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

 

 

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar një këmbësore e vitlindjes 1961. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”. Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *