Aksident në Llapushnik, tri vetura ndeshën, krijohen kolona (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për të lënduar.

Në këtë vend janë krijuar kolona të automjeteve.