Dy persona janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti në fshatin Qubrel të Skenderajt.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:00, në rrugë rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në aksident është përfshirë një automjet, si pasoj e humbjes se kontrollit ndaj automjetit automjeti del jashtë rrugës”, tha Zahiti.
Ai tha më tej se si pasojë e aksidenti drejtuesi dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
Foto Ilustrim