Aksident tek ”Kroni i Mbretit”, Policia në vendin e ngjarjes!(VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, afër vendit të quajtur “Kroni i Mbretit”.

Moti me shi, ka bërë që në vendin tonë si pasojë e tërenit të rrëshqitshëm të rritet numri i aksidenteve në trafik, vetëm dje dhe sot në relacion Komoran-Korroticë kanë ndodhur 5 aksidente, ku fatmirsisht përveç dëmëve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, raporton Drenica Sot.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.