Alea Dvorani pas sukseseve në festivalet e Kosovës, tani do të përfaqësoj Kosovën në Itali në garë Internacionale.
Alea Dvorani një artiste me moshë të re, por të madhe qysh tashmë me paraqitjet në Festivalet e Kosovës e në rajon.
Së fundmi, babai i saj, doktori i mirënjohur Salih Dvorani, ka postuar përmes Facebook; lajmin që vajza e tij do të marrë pjesë dhe në Itali tashmë.
Postimi i plotë:
Vajza jonë Alea pas sukseseve në festivalet kryesore të Kosovës e rajonit, tani do ta përfaqësoj Shtetin e Kosovës në Itali, ku do të jetë pjesë e Garës Internacionale për arte të ndryshme “Viva Italia 2022”
Suksese Alea!
Presim të dalësh faqebardhë e triumfuese si gjithmonë🌟