Altina Salihu nga fshati Burojë e Skënderajt do ta përfaqësojë Kosovën në Poloni në garën “Youth for justice”

Nxënësja Altina Salihu do ta përfaqelësojë Kosovën të hënën në Poloni në garën “Youth for justice”

Ajo është nga fshati Burojë, dhe nxënëse e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj.

“Jam shumë e nderuar dhe e priveligjuar që do ta përfaqësoj së pari fshatin tim Burojë , qytetin tim Skënderaj dhe shtetin e Kosovës, do të jep ma të mirën për tu paraqitur në mënyrë dinjitoze për të dëshmuar se edhe fëmijët Kosovar janë të barabartë si të gjithë fëmijët e Evropës dhe të botës”, ka thënë Altina për rajonin

Kujtojmë që një vit më parë Altina arriti majat e suksesit, duke mposhtur 145 shtete në garën e Gjeografisë.