Analisti politik, Xhevdet Pozhari i cili ishte vendosur sonte në Context përballë kandidatëve për Kryetar të Drenasit, ka thurur lavde për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fejzi Kiqinën.
“Fort loçkan ish kandidati i VV-së për Drenas, Fejzi Kiqina. I qetë, i matur, me program dhe propozime konkrete”, shkruan Pozhari, përcjellë DrenicaSot.
Ndryshe nga kjo, Fejzi Kiqina ka bërë pak replika në debatet e më parshme me kandidatët tjerë në garën për Drenasin, derisa është fokusuar në paraqitjen e programit dhe projekteve që do t’i zbatojë nëse vjen në krye të Komunës.
Postimi: