Arkitekti Hamdi Qorri po e përmbyllë projektin për shtëpinë – muze të shkrimtarit Ymer Elshani

​Teuta Y.Elshani është vajza e shkrimtarit për fëmijë që ka mbetur e vetmja nga familja e shkrimtarit Ymer Elshani të masakruar nga forcat ushtarako-policore të Serbisë në masakrën e Paklekut në Drenicë(1999).Ajo qysh nga viti 1999 jeton në Amerikë dhe në këto vite,kishte një ëndërr që shtëpia e shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani në fshatin Karraticë e Poshtme të bëhet muze i historisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Teuta Y.Elshani, kishte marrë nismën duke i shkruar letër Ministrisë për Kulturë dhe Sport në Prishtinë, që, përmes projekteve kulturore në rrafshet e historisë më rëndësi të veçantë të vëhet në listën e projektit edhe shtëpia e shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë për fëmijë Ymer Elshani.Një kërkesë e kohës për shtëpinë e shkrimtarit muze të bër nga Teuta, mbeti në sirtarët e Ministirsë për Kulturë dhe Sport,më arsyetimin e ekspertëve se ,,nuk i plotëson kushtet,,(sic!).

Për të realizuar ëndrrën e vajzës së shkrimtarit,nismës së Teuta Y.Elshani iu bashkuan nga diaspora shqiptare në Amerikë,duke i thënë se në këtë nismë nuk do të lëmë të vetme dhe deri tash,fondi për shëpinë muze në Karraticë të Poshtme të Drenicës, ka marrë kahjen e duhur dhe shpresojmë se me ndihmat e diasporës shqiptare nëpër botë(Amerikë)si dhe nga qytetarët dhe bizneset në të gjitha trojet etnike në Ballkan,do të bëjnë të mundur që brenda një kohe të hapët dera e shtëpisë muze në truallin e shkrimtarit të masakruar me skenarët e gjenocidit nga regjimi i Serbisë së S.Millosheviq.

Image

Projekti i shtëpisë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani

Arkitekti i njohur në Drenicë,Hamdi Qorri,më punë vullnetare është bër krah i nismës për shtëpinë muze të shkrimatrit Ymer Elshani Karraticë të Poshtme,komuna e Drenasit dhe,siç po shihen në fotografitë e punës së tij pamje nga projekti i tij i dizajnuar, tregon se shtëpia muze tashti ka marrë dorë për të shkuar më tej në realizimin e ëndrrës së Teuta Y.Elshani për shtëpinë muze për historinë më të re të Kosovës.