Arrestohet këngëtari i njohur Leutrim Gashi nga Skenderaj, kjo është arsyeja?

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ryshfet.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur nga Skënderaj Leotrim Gashi.

Sipas policisë Gashi kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë  një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thueht ne njoftimin e Policisë.