Artistja e re Gigi lanson këngën e parë, pritet shumë mirë nga audienca shqiptare edhe nga ajo në Austri!

Quhet në muzikë Gigi e emri i saj i vërtetë është Bergita Perkolaj.

Ajo sapo ka lansuar projektin e saj debutues në gjuhën shqipe, me një super klip.

Gigi jeton në Austri por me origjinë është nga Gjakova e shumë shpejt me bindje e themi falë zërit dhe stilit të saj do të jetë një artiste e fortë e muzikës shqiptare.

Ka filluar që kur ishte 7 vjeç të këndojë ku më pas filloi me disa covera e tashmë është gati të vijë në mënyrë profesionale dhe më e pjekur.

Stili i saj është American Pop dhe RnB dhe përveç tregut shqiptar ajo synon dhe atë internacional, ndërsa në muzikën shqiptare veçon apo dëgjon më shumë Kida, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Mc Resha, Lyrical Son, Don phenon.