Asambleisti më i votuar në Drenas, Mërgim Pirraku thërret për unitet!

Asambleisti më i votuar në Drenas që ishte pjesë e “Demokratëve për Drenasin”, Mërgim Pirrakun me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke falenderuar të gjithë ata që e votuan dhe për besimin të cilin ia dhanë,  fton në unitet dhe premton që do të jenë opozitë konstruktive.

 

Ka postimi i plotë:

Të nderuarë qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit secilit nga ju, për secilën votë, për besimin tuaj. Ju falemnderit përulësisht!
Përkrahja e madhe që është treguar ndaj “Demokratët për Drenasin” na jep forcë dhe përgjegjësi shtesë, për të vazhduar rrugën tonë të drejtë.

Ska asnjë dilemë, do të jemi opozitë e bashkuar, e fortë dhe tejet konstruktive, duke jap kontribut të rrallë në funksion të drejtë për të mirat dhe në funksion të zhdrejtë për të këqijat!
Do të udhëhiqemi nga vlera të larta universale të shoqërisë, do të përkrahim çdo ide e veprim të mirë prej kujtdo që vjen dhe do të kundërshtojmë çdo ide e veprim të keq prej kujtdo që vjen. Do të flasim e do të angazhohemi pa pushuar asnjëherë, për t’i japur zgjidhje problemeve që e mundojnë shoqërinë tonë.

Me konsideratë të veçantë për secilin nga ju,
Mërgimi