Banorët e Vasilevës, Poklekut të Vjetër, Poklekut të Ri dhe Korreticës së Epërme me pritje masive për Driton Ajazin

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazi ka mbajtur takim me banorët e Vasilevës, Poklekut të Vjetër, Poklekut të Ri dhe Korreticës së Epërme.

Në këto fshatra, Ajazi është pritur nga numër i madh i banorëve të këtyre fshatrave, nga ku edhe i ka thënë se ky masivitet ua shton detyrimin që pasi të bëhet kryetar, të qeverisë në mënyrën më të mirë.

 

“Pafundësisht falënderues e mirënjohës për besimin që na dhanë banorët e Vasilevës, Poklekut të Vjetër, Poklekut të Ri dhe Korroticës së Epërme.💙

Mobilizim i jashtëzakonshme që na jep shpresë për fitoren e madhe plebishitare që na pret në këtë të dielë.🙏

Këtë mbështetje masive që po e shohim sot, na e shton detyrimin nesër të qeverisim më mirë, më përgjegjshëm e më ndershëm. 🤝

#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!