Bastisje në Gradicë të Drenasit, shikoni sa arma iu gjet 41-vjeçarit (Foto)

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Varësisht nga tendencat e lëvizjes së veprave kriminale po ndërmerren edhe veprimet policore me qëllim parandalimin e tyre apo kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale.

Kësisoj rreth orës 15:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve.

Një armë automatik, AK47 me dy karikatorë,

Një pushkë gjuetie,

Një revole me dy karikatorë, si dhe,

Pesëdhjetëenjë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuar; F. F mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, pë tu proceduar më tej./DrenicaOnline/