Bekim Jashari i kundërpërgjigjet analistëve, përmend dhjetëra projekte të realizuara dhe programin zhvillimor qeverisës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetin social i është përgjigjur analistëve të cilët po mohojnë punën dhe projektet e tij të realizuara gjatë qeverisjes katërvjeçare.

“Individ të paguar nga subjektet politike rivale në Skenderaj po përpiqen të mohojnë punën e shkëlqyer në Skenderaj. Analiza për zgjedhjet në Skenderaj po bëjnë ata që asnjëherë nuk kanë qenë në Skenderaj dhe as që kanë takuar ndonjë qytetarë sepse po t’i takonin qytetarët do të ju tregonin për sukseset e bashkëqeverisjes sime me qytetarë, andaj ju bëjë ftesë që të vijnë në Skenderaj të shohin projektet e shumta që kemi realizuar gjatë 4 viteve dhe të ndalin propagandën e tyre të porositur nga individ të caktuar”, ka shkruar Jashari.

Jashari, përmes këtij postimi në facebook, ka numëruar vetëm disa prej projekteve që ka realizuar në mandatin e tij qeverisës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Individ të paguar nga subjektet politike rivale në Skenderaj po përpiqen të mohojnë punën e shkëlqyer në Skenderaj.
Analiza për zgjedhjet në Skenderaj po bëjnë ata që asnjëherë nuk kanë qenë në Skenderaj dhe as që kanë takuar ndonjë qytetarë sepse po t’i takonin qytetarët do të ju tregonin për sukseset e bashkëqeverisjes sime me qytetarë, andaj ju bëjë ftesë që të vijnë në Skenderaj të shohin projektet e shumta që kemi realizuar gjatë 4 viteve dhe të ndalin propagandën e tyre të porositur nga individ të caktuar.
Për korrektësi po numëroj vetëm disa nga sukseset e shumta që kemi arritur:
Rivarrimi i dëshmorëve nga Polaci (në një gjendje të tmerrshme) në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, kompleks ky i cili ishte ndërtuar 10 vite me parë;
Lirimi i pronave të uzurpuara dhe realizimi i projekteve në shërbim të qytetarëve në ato prona;
25 fshatra me ujë të pijshëm, 15 me ujësjellës kurse 10 në realizim e sipër vetëm të kyqjeve individuale;
200 km rrugë të asfaltuara;
470 km kanalizim, trotuar e ndriçim publik;
Mbi 1200 grante për fermerë bashkë me donatorë;
5 shkolla të reja;
Në ndërtim e sipër 2 çerdhe të reja;
Përfundimi i palestrës sportive në qytet;
Në përfundim e sipër Poligoni Multifunksional;
11 poligone sportive në fshatra;
5 salla sportive në shkolla;
150 grante për biznese dhe start up;
800 mijë euro shujta për mësimdhënësit sipas kontratës kolektive;
200 bursa për studentë për çdo vit;
Aparatura moderne diagnostike në QKMF e shumë e shumë projekte tjera.
Kurse sa i përket programit tim zgjedhor dhe qeverisës i ftoj që ta ndjekin këtë video që përmbledh programin tonë për 4 vitet e ardhshme, të cilin mund ta gjejnë edhe në web faqen tonë www.bekimjashari.com .
Përgjigjen e merituar propaganduesit do ta marrin nga qytetarët tonë të dashur drenicas të dielën me 17 tetor, me fitoren tonë të përbashkët.
#idealpërskenderaj #ideal113