Bekim Jashari: Ideal për edukim të mirëfilltë të brezave të ri të Drenicës

Duke qenë nip i mësuesit të parë të Drenicës, heroit Shaban Jashari dhe duke e ditur rëndësinë e shkollimit dhe arsimimit, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është angazhuar dhe është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në përmirësimin e sistemit për në komunën tonë.
Kryetari Jashari, sot zhvilloi takim me mësimdhënësit e komunës së Skenderajt, me të cilët bashkëbiseduan për projektet që janë realizuar brenda këtij katërvjeçari si dhe për ato që do të realizohen në vazhdimësi në mandatin e dytë qeverisës.
“Me 17 tetor me votën tonë për numrin e brigadës së Komandantit Mujë Krasniqi, 113, i japim mesazh të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më larg, që Drenica qëndron ballëhapur e bashkuar dhe në shërbim të vendit, kurdo dhe kudo ku kërkohet. Vazhdojmë bashkë +4”, u shpreh Jashari
#idealpërskenderaj #ideal113