Bekim Jashari, merr mbështetje të madhe në Prekazin heroik!

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sonte mori përkrahje të madhe, në Prekazin heroik, ku u pritë nga një numër i madh i qyetarëve, të cilët nuk i zuri salla.

“Salla sportive që kemi përfunduar këtë vit, ishte shum e vogel për t’i zënë bashkëvendasit e mi të cilët qëndrojnë çdo herë pas idealit tonë në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, u shpreh Jashari.

Jashari, tutje tha se 17 tetori do të dëshmojë edhe një herë heroizmin dhe madhështinë e popullit të Drenicës.

“Para mixhës Rifat, gjeneralëve e bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zenun Kodra, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, Ilaz Derguti, Besim Rama, Sami Kodra, Bahri Rama e luftëtarë tjerë, para familjes sime, pasardhësve të heronjve tonë, asambleistëve e qindra qytetarëve Prekazi heroik, Mikushnica e Luboveci i dhanë vulë fitores sonë madhështore për qytetin dhe historinë tonë të lavdishme”, tha ai.

Postimi i plotë:

Faleminderit Prekazi im heroik!

Para mixhës Rifat, gjeneralëve e bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zenun Kodra, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, Ilaz Derguti, Besim Rama, Sami Kodra, Bahri Rama e luftëtarë tjerë, para familjes sime, pasardhësve të heronjve tonë, asambleistëve e qindra qytetarëve Prekazi heroik, Mikushnica e Luboveci i dhanë vulë fitores sonë madhështore për qytetin dhe historinë tonë të lavdishme.

Salla sportive që kemi përfunduar këtë vit, ishte shum e vogel për t’i zënë bashkëvendasit e mi të cilët qëndrojnë çdo herë pas idealit tonë në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

17 tetori do të dëshmojë edhe një herë heroizmin dhe madhështinë e popullit të Drenicës.

Faleminderit nga zemra!

#idealpërskenderaj #ideal113