Bekim Jashari reagon pas rezultatit zgjedhor: Do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje!

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka reaguar pas rezultatit preliminar të KQZ-së, në zgjedhjet në Skenderaj.

Jashari, pohon se ka pasur parregullsi të mëdha gjatë procesit të votimit dhe presion tek vetuesit.

“Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar””, tha Jashari.