Biblioteka e Drenasit bëhet me Këndin arkivor me qasje në Arkivat e Shqipërisë

Studiuesit, studentët dhe qytetarët e Drenasit nga salla e Bibliotekës në qytetin e Drenasit mund të ketë kyçje në arkivat në Shqipëri pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Tiranë. Kjo është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, z.Ardit Bido.

Në këtë kënd, përmes platformës online, çdo studiues, mund të kërkoj dokumente dhe material arkivor të Arkivave të shtetit shqiptar në mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci falënderoi z. Bidon për bashkëpunimin në hapjen e këndit të arkivit në Drenas, duke theksuar rëndësinë për studiues, studentë dhe qytetarët tanë me Tiranën dhe arkivat shqiptare.

“Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë. Studiuesit, studentët dhe qytetarët tashmë kanë një mundësi të lehtë dhe të shpejtë për kycjen në arkivat e shtetit shqiptar”, ka theksuar kryetari Lladrovci, duke potencuar se do të shtojnë iniciativa të tilla për qytetarët e sidomos për të rinjtë.

Në anën tjetër, Drejtori z. Bido ka vlerësuar hapjen e këndit arkivor, një projekt që do t’u shërbejë studiuesve të Drenasit, qytetarëve dhe kujtdo që ka nevojë për material arkivor që kanë në dispozicion, Arkivat e Shqipërisë.

“Çdo studiues nga Drenasi që ju duhet për hulumtime, dokumente nga Arkivat e Shqipërisë tashmë kanë mundësi të studiojnë nga biblioteka e Drenasit, sikurse të ishte në Tiranë”, ka theksuar mes tjerash ai.

Hapja e këtij këndi arkivor është një mundësi e mirë për hulumtuesit për dokumentacion arkivor në mënyrë elektronike sikurse të ishin në mjediset e arkives në Shqipëri.

Drejtoria E Pergjithshme e Arkivave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *