Hysni Jetullahu, u lind me 08.04.1954 në fshatin Damanek Të DRENASIT, në një familje me vetëdije të lartë të atdhedashurisë, mësimet e para i ndoqi në fshatin Krajkovë, ndërsa shkollën e mesme e vijoj në Drenas, të cilën e kishte përfunduar me sukses të lart.
Hysniu përveç mësimit ishte i pasionuar edhe në sport e sidomos në sportin e hendbollit të cilin e donte me zëmër dhe kishte arritur suksese të larta në ketë sport duke u radhitur edhe në ekipin më të suksesëshëm të asaj kohe, Klubin Hendbollistik DRENICA.
Pas përfundimit te shkollës se mesme Hysniu regjistroj edhe studimet e larta universitare, si student dallohej ne sjelljet e tij shembullore me ide përparimtare .
Ne vitin 1978 Hysniu punësohet ne Stacionin Hekurudhor linja Fushë Kosovë – Pejë, Prizren ku qendra e tij e punës ishte Baica .
Ishte pjesëmarrës i demonstratave te vitit 1981, pas shuarjes se demonstratave me forcë nga pushtuesi serb Hysni edhe me shumë kishte arsye qe te punonte ne qeshtjen Kombëtare
Ne vitin 1989-1990 shpërthyen demonstratat e mëdha te popullit shqiptar, ku Hysniu me disa shok te ngushtë vendosen qe ne shenje pakënaqësie ta len punën qe me kurrë te mos i shërbejëkësaj diktature e cila gjithnjë e me shumë po e shtypte popullin shqiptar, prej kësaj kohe Hysniu me kurrë nuk është pajtuar me ketë regjim dhe nga ky moment ka hequr dorë nga puna duke mbetur i pa punë dhe i ndjekur nga regjimi serbe.duke e pasur parasysh se situata per dit po vinte duke u renduar Hysniu se bashku me bashkëfshatr filluan qe rrugen e cila lidhte fshatrat Krajkov Damanek ta rregulloj duke bartur gur dhe rër ku pas angazhimve te shumta dhe mundin e madh kan arritur ta bëjn te kalushme kët rrug e cila ishte arterja kryesore për furizim në Likoc dhe zonat tjera të cilat kishin nevoj ma se shumti per ndihma si ne ushqim,veshmbathje e gjëra te tjera.
Tmerrin te cilin po e ushtronte regjimi pushtues serb Hysniun e beri qe ti bashkohet vëllezërve dhe motrave te UÇK-se ku në qershorin e viti 1998 vendos qe te merr rrugën e cila do ta armatoste deri ne dhemb qe ta ndihmoj popullit qe njëherë e përjetë ta largojmë shkuan nga tokat tona
Me dt: 10.06.1998, Hysniu niset për ne Shqipëri me Mustaf Hoxhen ,Bejt Nebihu,Haxhi Podrimqaku,Kadri Shala e mëshumë shok qe te armatoset dhe duke e ditur situatën dhe nevojën qe kishte UÇK -ja për ushtar dhe për armatim HYSNIU bashkë me shok nuk qëndruan me shumë se katër dit ne Shqipëriata u armatosen dhe u nisen për ne Kosovë, dhe deri sa po ktheheshin për ne Kosovë bashkë me shumë shok ne natën e 14 qershorit ne ora
(1) një pas mesnate ndeshen me forcat paramilitare serbe ne kufirin shqiptaro shqiptar dhe aty duke luftuar ballë për ballë me armikun bien ne altarin e lirisë bashkë me te riun Bejzat Krasniqi nga fshati Negrovc .
Gjatë përballajes me forcat paramilitare serbe aty u plagosen edhe shum bashkëlufter të Hysniut ku edhe pse shum rend te plagosur kan arritur te kalojn ne teritorin e Republikes se Kosoves aty shokët e Hysniut treguan per rezistencen te celen e bën Hysniu me Bejzatin edhe luftetarët tjer qe ishin pjes e formacjonit .
Pas marrjes se lajmit se HYSNIU dhe BEJZATI kan ran ne kufi gjatë perballjes me forcat serbe disa bashkëluftetar kan ardhur ne familjen e Dëshmorit HYSNI JETULLAHU qe ta njoftojn familjen per vdekjen e djalit te tyre ne altarin e liris per te mos vdekur kurr,i till ishte edhe baba Hajrizi i cili i priti ne odën e tij bashkëluftetret e djalit të cilet ishin nisur se bashku me Hysniun por ata edhe pse ishin shum te merzitur por krenar vendosin qe ket lajm te ja dhën babes hajriz edhe njëkohsisht i kerkuan qe do mirren masa qe trupin e Hysniut ta kerkojn duke rrezikuar edhe jeten e tyre vtem qe mos ta lan trupin atje ne kufi.
Baba i Dëshmorit po i ndegjon dhe vetem dy fjal po i thot ,nuk ka liri pa gjak por nje deshir e kom qe ta kem edhe nje ushtar ne familjen ton qe te jet pjes e uqk dhe se nuk ka deshir as edhe nje ushtar i vetem te rrezikohet per trupin e djalit tim kështu qe nuk i ka lejuar qe te kerkohet trupi i Hysniut e te vriten edhe ushtar tjer gjat kerkimit.
Pas pak kohe trupin e vrar te Hysniut qetniket serb e marrin nga kufiri ku ishte vrarë dhe e sjellin ne spitalin e Gjakovës duke then se e kan vrar kryeteroristin te uniformuar dhe te armatosur qe besa edhe ne televizjonet e tyre e paten rekalmuar te vrar. se edhe ashtu ishte ushari parë i vrar ne kufi se bashku me Bejzatin.
Në momentin e marrjes se informacjoneve nga ana e ushtarakut dhe kontribuesit të madh Fetah Bekolli i cili ishte i angazhuar ne radhet e uqk ne rajonin e Gjakoves kishte marr persiper se trupin e atij ushtari te cilin nuk e kishte njohur fare do te bëj qmos e mos ta ler ne duart e qetnikve te cilet e kishin sjllell ne spitalin e gjakoves Feta Bekolli me shok kishte arritur qe ta marr trupin e Hysniut ne mënyr te fshehur dhe e kishte varrosur nje vend tjeter ku i kishte marr shenime per dukjen dhe shenjat identifikuse qe ti njoftoj te gjitha zonat se ky ushtar eshte i varrosur ne ket vend për te mos i hubur eshtrat .
Pas komunikimit Feta bekolli me shtabin e pergjithshem dhe bashkluftetaret e kan kuptuar se trupi i ushtarit te vrar e i varrosur nga Feta Bekolli ishte i HYSNI JETULLAHUT ne baz te shenjave qe i kishte marr Feta BEKOLLI gjatë varrimit naten.
Pasi qe u vertetua se te dy Dëshmoret kan ran ne kufirin shqiptaro shqiptar familjaret, Bashkëluftearet vendosen qe te mbahet e pamja në fshatin Damanek.
Më 22.06.1998 ështe hapur e pamja dhe gjatë ter kohes po i rrinin pran dy ushtarak fotografis se deshmorit Hysni Jetullahu, po ne kte dit Hysni Syla,Rasim Kiqina,Jahir Demaku,Ferat Shala dhe bashkë luftetar tjer i kanë sjellur pashken dhe uniformen e uqk te cilen do ta trashegonte djali i madh i deshmorit i deshmorit Mentori ku ne at dit e kishte veshur uniformen per ta vazhduar amanetin e babes edhe te bashkëluftetarve te uqk.
E pamja e Hysniut u mbajt per disa dit ku kishn ardh shum shok ,miq bashkëluftear nga te gjitha trojet shqiptare
Hysniu pas perfundimit të luftes ishte rivarrosur nga vendi ku ishte varrosur nga Feta Bekolli në Gjakovë, pas përfundimit të luftes me angazhimin e bashkëluftetarve ëtë varrosur ne varrezat e fshatit në Damanek.
Pas organizimit nga shoqatat e dalura nga lufta ne bashkëpunim me familjaret dhe Kuvendin Komunal të Drenasit është bër rivarrimi i Dëshmorit në Kompleksin Memorjial në Morin te Skenderajit.
Në vendin e rënjes në Pashtrik te Maja e Kurores është ngritur nje pllakata ku tregon vendin e rënjes se dëshmorve Hysni JETULLAHU dhe Bejzat KRASNIQI
Dëshmori Hysi Jetullahu ështe nderurar me mirnjohej nga shum institucjione te ndryshme siq janë Hekurudhat e Kosoves,Kuvendi Komunal i Drenasit,Klubi Hendbollistik Drenica në Drenas,gjithashtu është dekuruar me urdhërin Hero i KOSOVES dhe me urdherin Luftetar i Lirisë ADEM JASHARI,,
Rruga e hyrjes ne fashatin Damanek e mban emrin e Dëshmorti Hysni Jetullahu.
Në 22 vjetorin e renjës se Deshmorit Hysni JETULLAHU në shej respekti dhe me inciativen e bashkëlojtarve të Klubit Hendbollistik Drenica ,bashkëluftetarve ,bashkëfshatarve ,miqëve Kuvendi Komunal i Dtenasit qe te gjithë se basshku kan emertuar Plestren Sportive në Poklek te Ri në emrin e Dëshmorit Hysni Jetullahu.
Kënget kushtuar Dëshmorit Hysni Jetullahut ,Rifat Berisha,Ilir Shaqiri,Shaqir Cavarradiku dhe Arton Zogaj.
Djali i madh Mentori edhe sot vazhdon te jet pjesë e Ushtris së KOSOVES,ndersa djali i dyt Behari po vazhdon te sherbej ne Hekurudhat e Kosoves ku kishte punuar edhe Hysniu.
Hysni Jetullahu ishte i Hajriz dhe Miradije Jetullahu ishte i martuar la pas vete gruan Hanifen me shtate fëmijë.Alberin ,Mentorin ,Fitoren,Beharin ,Besarten,Rrezarten,Blerinen.
Hysniu kishte dy vëllezer dhe tri motra,Bahrija,Nazmija,Bedrija,Shpendi dhe Elmijen