Brazili e ‘rrah gojës’ Serbinë, i tregon që nuk e ka vendin në Botëror

Pesë herë kampioni botëror, Brazili e ka dominuar takimin ndaj Serbisë në paraqitjen e tyre të parë në “Katar 2022”, shkruan Albanian News.

Brazilianët e përbyllën takimin me rezultat 2:0, por që e ka shkel Serbinë gjatë gjithë takimit.

Richalrison ishte shënues i dyfishtë (62’ dhe 73’) kur së pari realizoi pas goditjes së Vinicius, portieri ndali por që në zonë përfitoi autori i dy golave, i cili golin e dytë e shënoi pas asistimit po të sulmuesit të kampionit spanjoll, Vinicius. Me lojë spektakulare u shqua edhe dhjetëshja e latino-amerikanëve, Neymar.

Fati i shpëtoi disa herë serbët, kur “samba” ia goditi shtyllën por edhe portieri i tyre ishte në elementin më të mirë.

Tani në krye të Grupit G janë Brazili dhe Zvicra, derisa Kameruni e Serbia mbajnë pozitat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *