Bylykbashi i VV-së thotë se Mziu, u “trash” tek VV-ja e u ‘therr’ tek pushteti komunal

Anëtari i Kryesisë së VV-së, njëherit shefi i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e 17 tetorit, ka folur rreth zëdhënësit të ri të Komunës së Drenasit, Avdyl Mziu, duke thënë se me kritika ndaj Lladrovcit ka arritur të marrë post nga ‘targeti’ i sulmeve të tij.

Vetë Mziu ishte pjesë e garës për asamble komunale nga Vetëndosja, mirëpo gara e tij nuk ishte e suksesshme dhe nuk arriti të sigurojë ulëse në Kuvend, shkruan DrenicaSot.

Shkëmbimet e fjalëve mes Bylykbashit dhe Mziut kishin filluar qysh gjatë fushatës zgjedhore.

Ky është postimi i Bylykbashit:

“Zëdhënësi” i komunës që as zë nuk ka, më tha dikush që ka shpërndarë një lajm të një gazete, ku thuhej se ishte zyrtar i lartë në Lëvizje. Po çfarë zyrtari i lartë, nuk kishte asnjë pozitë drejtuese në Qendër, siç e parasheh statuti ynë, përveçse në Pikë. Thjeshtë, ai erdhi te ne për t’u “trashur” e shkoi në komunë për t’u “therrur”. Me kritikat kundrejt Lladrovcit e shtroi rrugën për të ardhur te ne, e me shpifjet ndaj neve e bleu besueshmërinë për të qenë njëfarë megafoni.

Fundja, ai nuk është për më mendu e vepru, por për qenë njëfarë instrumenti zënor. Krejt në fund, nuk do flas më asnjëherë për te, sepse i bie sikur më e kritikuar megafonin për zërin e shtjerrur, të paqartë e të qorientuar, në vend të personit që e përdor.