Demantohet Dugolli, të akuzuarit mohojnë se Milaim Zeka ka dëshmuar kundër tyre

Kanë reaguar edhe të burgosurit që Enver Dugolli akuzojë Milaim Zekën që ishte dëshmitar kundër tyre.

Ismet Sopi në një postim në rrjetin social Facebook ka mohuar që Milaim Zeka ka dëshmuar kundër tyre pavarësisht se ishte sjellë në mënyrë të dhunshme për të dëshmuar.

Zeka ka shpërndarë statusin e të akuzuarit Ismet Sopi që dëshmonte për pastërtinë e gazetarit Milaim Zeka.

Reagimi i Ismet Sopit:

JO manipulimit me emrat tanë!

Sot, në një reagim të E. Dugollit, në betejën e tij politike kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai dhe kundër gazetarit Milaim Zeka, për ta goditur dhe njollosur këtë të fundit, e kishte marrë një fletë të aktakuzës së vitit 1981, të ngritur nga Prokuroria e Prishtinës, vasale e asaj të Beogradit, kundër Grupit të Drenicës, të cilët kemi vepruar në kuadër të Lëvizjes për Çlirimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi dhe Bashkimin e tyre me Shqipërinë.
Desha vetëm t’i sqarojë opinionit se, gazetari Milaim Zeka, ato vite nxënës i Gjimnazit, është sjellur nga pjesëtarët e UDB-së me detyrim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe se nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme kundër meje e as Bajram Gashit, Alush Thaçit, Qerkin dhe Nuhi Sopit. Kërkoj nga të gjitha palët që neve, të cilët pas luftës nuk jemi përzier në politikë, të mos na fusin në lojërat e tyre. Milaim Zeka në raport me ne është i pastër si loti. Këtë mund ta dëshmojnë edhe Bajram Gashi dhe Alush Thaçi si anëtar të Lëvizjes.

( Dy nga anëtarët e Lëvizjes nuk jetojnë më )

Ndërsa ky është reagimi i Milaim Zekës:

Pergjigje zagareve te Vetevendosjes.

Polemika ime dhe e Enver Dugollit ka ardh si rezultat i kryqezimit qe ky manipulant i beri deputetes Blerta Deliu per nje polemike ne parlament me Ministren e Drejtesise Albulena Haxhiu.
Enver Dugolli njihet ne te gjithe opinionin e vendit si nje analfabet qe ka pranuar nga Hashim Thaci dhe Kadri Veseli, postin e atasheut ushtarak ne ambasaden e Kosoves ne Tirane, pa qene kurre ushtar as i Jugosllavise e as i UCK-se.
Enverit nuk do ti vinte era kurre shqiptar sikur mos ta shfrytezonte miqesine time me vellain e tij Naserin te cilin e kam pas shok klase dhe te ilegales. Tani, ky njeri qe ne kushte normale per shkak te torturave cnjerezore qe ka perjetu neper burgjet e ish jugosllavise do te duhej te ishte ne trajtim ne ndonje klinike neuro psikiatrike, eshte deputet i kuvendit te Kosoves dhe sherbehet me fjalorin dhe stilin e interpretimeve keqadashese te tom gashit per ta fyer nje njeri i cili e ka organizuar vete ate ne ilegalen kunder ish jugosllavise.
Une, Enver Dugollin nuk e kam lidh me asnje fije me UDB dhe ish Jugosllavi, por atij i ka djegur shume e verteta e madhe se çdo gje ne jete ai e ka nga Kadri Veseli, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj etj.
Eshte e vertete, ashtu siç e pohon veprimtari dhe gazetari Ismet Sopi se ne vitin 1981 UDB ne menyre te dhunshme me kane derguar si deshmitar ne procesin gjyqesor te zhvilluar kunder tij, Bajram Gashit, Halil Thacit, Çerkin Sopit, Halil Kuliqit etj ama asnje fjale te vetme nuk e kam fol kunder tyre.
E falenderoj Zotin qe keta njerez jane te gjalle dhe ta kane dhene pergjigjen e merituar.
Une nuk du te leshohem ne fyerje e ne gjera te renda qe do benin me fol vet me veti rreth biografive tona familjare. Po e ruaj pak ftyre sepse kam ngrene shume buke ne familjen tende nga duart e nanes tende e hatri saja po te kursej.
Çka me ben habi, eshte qysh ti po merr pushke i pari ne Vetevendosje kunder miqve te tu. A po don me u tregu zagar per me marr edhe nai asht qysh je mesu me marr ma heret, a ku te mbeti burrnia?