Dëmtohet kabllo e rrymës, tri familje nga Zabeli i Ulët i Drenasit mbesin në terr që nga dita e shtune

Tri familje nga Zabeli i Ulët i Drenasit kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që dy ditë.

Banorët janë ankuar se KEDS nuk po intervenon për të evituar prishjen e një kablloje të vendosur nga vet ata para një kohe.

“Kabllo e KEDS është dëmtuar nga një punim që e ka bërë dikush dhe pastaj ka marrë një lidhje të shkurt. Ne kemi mbet qe nga data 18 dhjetor pa energji elektrike. Zyrtarët e KEDS nuk po intervenojnë për të rregulluar energjinë”, ka thënë për Indeksonline një banor i këtyre familjeve.

Ai thotë se ka bërë disa kërkesa përmes telefonit që të rregullohet kabllo, mirëpo deri tani nuk ka pasur ndonjë intervenim.

Banori që është ankuar thotë se është pagues i rregullt i energjisë elektrike.