Deputetët e PDK-së urojnë Bedri Hamzën e Fadil Nurën për fitoren në Mitrovicë e Skenderaj

Pas mbërritjes në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë uruar fitoren Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij si kryetar i komunës së Mitrovicës.

Ky i fundit në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, arriti të fitojë pa balotazh.

Njëjtë kanë bërë edhe me Fadil Nurën, i cili fitoi zgjedhjet në Skenderaj, po ashtu pa balotazh.