Deputetja Selimi përkrah fuqishëm Fejzi Kiqinën në garën për të parin e Drenasit!

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka vizituar Drenasin, për t’i konfirmuar mbështetjen e saj, kandidatit për kryetar të VV-së në Drenas, Fejzi Kiqinës.

“Drejt fitores në Drenas”, ka shkruar deputetja Mehmeti-Selimi, derisa ka bashkangjitur fotografi nga vizita në Drenas, shkruan DrenicaSot. Kujtojmë që ajo është gruaja e njërit nga liderët e UÇK-së, Rexhep Selimit.

Postimi i saj:

Drejt fitores së Drenasit!
Suksese Fejzi Kiqina dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal!