Dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it: Ata më detyruan të them se Lushtaku më ka rrahur në Likoc edhe pse nuk ishte e vërtetë

Një dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it në një intervistë EKSKLUZIVE për emisionin Pa Rrotlla të Milaim Zekës në vitin 2013, me pamje të mbuluar, kishte treguar se si hetuesit e EULEX-it i kanë thënë se ai duhet të dëshmojë kundër Sami Lushtakut edhe pse sipas dëshmitarit ky i fundit nuk kishte bërë asgjë. Sipas dëshmitarit Sami Lushtaku asnjëherë nuk e kishte rrahur atë, por hetuesit i kanë thënë që të deklarojë se pikërisht ishte Sami Lushtaku që e kishte rrahur në Likoc dhe ishte përgjegjësi për të gjitha rrahjet.

Ai gjithashtu ka dëshmuar se i është ofruar banim e favore tjera nga EULEX-i. Në vitin 2010 ai ka thënë se i është ofruar të dal me banim jashtë vendit.

Gjithashtu, edhe ish gjyqtari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it z. Malcolm Simmons tani është duke treguar se është bërë joshja e dëshmitarëve.

VIDEO EKSKLUZIVE nga dëshmitarët: https://www.youtube.com/watch?v=puyMViGfEnc