––>
Katër ish komandanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë vizituar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nurën.
Në një foto të publikuar në rrjetin social “facebook” nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura shihën disa ish-komandantë në zyrë të tij.
Sylejman Selimi, Adem Grabovci, Rafet Rama dhe Jakup Nura, sot vizituan bashkëluftëtarin e tyre Sami Lushtakun dhe kryetarin Fadil Nurën.
“Mes heronjve të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Nura në “facebook”.