• Rreth Nesh
  • Reklamo
  • Kontakto
Drenicasot
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video
No Result
View All Result
Drenicasot
Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese Hapsirë Reklamuese
Home Lajme

DISA NGA NGJASHMËRITË E “FERRONIKELIT” NË DRENAS DHE “AZOVSTAL” NË MARIUPOL

March 28, 2022
in Lajme
A A
DISA NGA NGJASHMËRITË E “FERRONIKELIT” NË DRENAS DHE “AZOVSTAL” NË MARIUPOL
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
––>

Shkruan : Izet Ibrahimi

Hapsirë Reklamuese

Sa duhët të jetë pagesa për veteranët?

“Ferronikeli” i cili për Kosovën paraqiste më tepër se sistem ekonomik, si “Azovstali” në Mariupol u shkatërrua nga të njejtët oligark, por për dallim prej ukrainasve, politika vëndore, “Ferronikelin” që në vitin 2006 e kishte dorëzuar tek rusët, ndërsa ukrainasët edhe përkundër këtij agresioni të çmendur rus, po rezistojnë dhe po premtojnë se do ta ringrisin “Azovstalin e ri”.

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë, kriza që po përjeton prodhuesi më i madh në botë i nikelit dhe palladiumit “Norilsk Nickeli”, si dhe bombardimet që forcat ruse i bënë shkritorës “Azovstal” në Mariupol të Urkainës, rezultuan menjë rritje enorme të kërkesave dhe çmimeve të energjisë dhe metaleve në tregjet botërore. Deri sa po analizonim shkaqet e kësaj rritje dhe pikun enorm të kurbës së çmimeve të nikelit gjatë muajit mars, Kreshniku një nga studentët e mi kurioz, më pyeti; A mund të ketë ngjashmëri në mes “Azovstalit” në Mariupli dhe “Ferronikelit” në Drenas?

Me pretendimet për të gjetur përgjigjen mbi ngjashmëritë e mundshme në mes këtyre dy gjigantëve metalurgjik, ndër tjera shfletova edhe, “The white book of steel”, e cila në mënyrë të përkryer ka analizuar ndikimin e çelikut dhe nikelit në revolucionin industrial dhe në fitoren e aleancës antifshiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Siç na dëshmon libri, Stalini udhëheqësi i revolucionit industrial në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1928 në lindje të maleve Ural, fillimisht ngriti “Qytetin e Çelikut” në Magnitogorski, dhe vetëm dy vite më vonë themeloi kombinatin metalurgjik “Azovstal” në Mariupol të Ukrainës. Ai, besonte se me këto politka, jo vetëm se do ta shpejtonte revolucionin industrial, por do ta fitonte betejën ndaj nazi-fashizmit dhe do përforconte edhe ndikimin rus në nivel global. Në fakt, ashtu edhe doli, ngase gjatë Luftës së Dytë Botërore BRSS, jo vetëm që ishte prodhuesi dhe furnizuesi kryesor me tankse, e municion tjetër të ushtrive aleate por në masë të madhe edhe i diktoi rrjedhat e ndikimit gjeostrategjik për më shumë se 50 vite gjatë shekullit të kaluar. Por, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, shkritorja “Azovstal” në Mariupol të Ukrainës dhe “Qyteti i Çelikut” në malet Ural, qëndruan dhe e ndihmuan ngritjën e BRSS për gjatë gjithë historisë së Luftës së Ftohtë. Ndërsa gjatë procesit të shpërbërjes së BRSS, Ukraina edhe përkundër presioneve për kompromise së paku kishte rezistuar që të mos e dorëzoj tek oligarkët rus shkritorën “Azovstal”. Kështu që, qeveritë ukrainase, që nga viti 1991, me të gjitha format po e mbështesin ristrukturimin dhe ngritjen e kapaciteteve të metalurgjikut në Mariupol dhe deri më 20 mars të këtij viti, kur u bombarua nga raketat ruse “Azovstal” ishte shkritorja e çelikut me prodhimtarinë më të madhe në Evropë.

Ndërsa, për dallim prej “Azovstalit” në Mariupol, ngritja dhe zhvillimi i “Ferronikelit” në Drenas, kishte kaluar nën “kujdestarin e veçantë” të regjimit jugosllav. Edhe pse ekspertiza profesionale-shkencore e kohës dëshmonte se ngitja e shkritorës së “Ferronikelit” krahas përfitimeve të larta ekonomiko-sociale në të njetën kohë do të rezultonte edhe me zgjerimin e gjithë bazës prodhuese në Kosovë, zyrtarët maqedon të mbeshtetur nga qarqe shoveniste në Serbi insistonin që rezervat e xeheve laterite të Kosovës të barten për tu përpunuar në “Feni” Kavadarcin Maqedon. Këtë betejë shqiptarët e Kosovës, e fituan vetëm falë një kreditimi ndërkombëtar (580 milion $), i cili mundësoi ngritjen e shkritorës, zhvillimin e minierave dhe përgjithësisht zgjerimin e industrisë metalurgjike në Kosovë. Nga viti 1986 e deri me 1998, pas “Trepçës”, “Ferronikeli” ishte shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik si dhe eksportuesi më i madh në vend. Ndërsa që nga shkurti i vitit 1998 e deri në përfundim të luftës së fundit të UÇK-së në shkritorën e “Ferronikelit” të Drenasit ishin vendosur njësitë militare e paramilitare më elite të Serbisë.

Pra, ajo ishte kthyer në bazën më të madhe ushtarke të forcave serbe, nga ku koordinoheshin pothuajse të gjitha ofensivat në Kosovën Qëndrore. Kjo edhe ishte një nga shkaqet e bombadrimit të saj në majin e vitit 1999, si pasojë e përballjes në mes forcave të NATO-s dhe atyre serbe.

Kjo, edhe ishte beteja e fitorës së alenacës NATO-UÇK ndaj pushtimit serb. Por, pas çlirimit, thënë më se buti politika kosovare, në raport me “Ferronikelin” dhe përgjithësisht sektorin e minerar veproi, pa menduar. Ajo, përmes një procesi të korruptuar të privatizimit fillimisht “Ferronikelin” e dorëzoi tek konzerciumi i oligarkëve ruso-kazak IMR-Alferon. Ndërsa më pas Alexander Machkevich, Alian Ibragimov dhe Patkov Chodiev, pasi përfituan statusin e të “privilegjuarit”, për mes së cilës, larguan 1000 të punësuar, rrymën e blenin 55% nën çmimin e tregut dhe 6 € MWh nën çmimin e prodhimit, u liruan nga dogana, tatimi në fitim, tantiema etj. Kështu që, ata morrën sa mundën të merret dhe ikën pa përmbushur kontratën dhe marrëveshjën mbi zotimet të lidhura në mes tyre dhe Bordit të AKP-së. Ndërsa, në vitin 2018, “Ferronikeli” u bë pronë e firmës shqiptare “Balfin Grup” me president Samir Mane. Pra, që nga atëherë “Ferronikeli” është në duart e shqiptarëve. Kjo do të duhej ta gëzonte secilin shqiptar, sepse me një shfrytëzim të kujdesshëm e afatgjatë ajo do të mund të kthehej në bartësin kryesor te zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe jo vetëm. Ekspertët ndërkombëtar, edhe pas shtijës, Ferronikelin e konsideronin si “Xhevahir i Kurorës Mbretërore” ne spektrin e ish-NSH-ve, ngase mund të pritet të këtë një rrjedhë paraje që përfaqëson diku 10% të GDP-së së Kosovës. Por, edhe përkundër kësaj, deri më sot nuk kam dëgjuar ndonjë politikan vëndor që të promovojë apo të mbështesë ri-strukturimin dhe zhvillimin e :Ferronikelit”, siç flasin për shembull për autostrda, qendrat e mëdha tregtare, teleferikat e Brezovicës, etj. Bile këtyre ditëve, përderisa po pritnim që Qeveria më në fund do të rishqyrtoj politikat ndaj sektorit minerar dhe veçanërisht ndaj “Ferronikelit”, ajo duke qenë e zënë me tarifta e energjisë dhe subvensionet për KEDS-in turk, braktisi atë duke rrezikur me stërshitjen e “Ferronikelit” tek “turqit e ri” ose edhe falimentimin total të tij. Pra, Ferronikelit i cili për Kosovën paraqiste më tepër se sistem ekonomik, ngjashëm si “Azovstal” në Mariupol u shkatrru nga të njejtit oligark, por për dallim prej politikës kosovare, ukrainasët po shifet se do rezistojnë dhe po premtojnë se do ta ringrisin përsëri atë.

Me 26.03. 2022, Drenas

-->
Previous Post

Altina Salihu nga Buroja e Skenderajt, e para në garën ndërkombëtare që u mbajt në Danimarkë

Next Post

Abdullahu: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

Lajme tjera

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
Lajme

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)
Lajme

Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

June 26, 2022
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave
Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

June 26, 2022
Një talent kampionë nga Drenasi, njihuni me talentin premtues Eris Hyseni!
Lajme

Një talent kampionë nga Drenasi, njihuni me talentin premtues Eris Hyseni!

June 26, 2022
Pas takimit të kryetarëve të komunave me Kurtin, Lladrovci: Qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por na bashkon interesi i qytetarit!
Lajme

Pas takimit të kryetarëve të komunave me Kurtin, Lladrovci: Qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por na bashkon interesi i qytetarit!

June 25, 2022
Dalin pamjet se si profesori kosovar ngacmon seksualisht 13 vjeçaren në shkollë
Lajme

Dalin pamjet se si profesori kosovar ngacmon seksualisht 13 vjeçaren në shkollë

June 25, 2022
Next Post
Abdullahu: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

Abdullahu: Pa PDK-në, e ha dreqi këtë vend

Komuna e Drenasit me aktivitet të vazhdueshëm për plotësimin me sinjalizim të rrugëve në tërë territorin e Drenasit

Komuna e Drenasit me aktivitet të vazhdueshëm për plotësimin me sinjalizim të rrugëve në tërë territorin e Drenasit

RECOMMENDED NEWS

Ndërron jetë profesori Florim Gara nga Kishnareka e Drenasit

Ndërron jetë profesori Florim Gara nga Kishnareka e Drenasit

7 months ago
Incident në Skenderaj/ Punëtori i kompanisë ‘MaxTv’ rrëzohet nga shtylla, lëndohet rëndë

Nuk e ka pa askush që 6 muaj, burri nga Skenderaji gjendet i vdekur në shtëpi

2 months ago
Nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi: “Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”

Nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi: “Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”

2 months ago
Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

5 months ago

KATEGORITË

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Më të lexuarat

  • (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    (VIDEO) I shtrirë në mes të rrugës pa shenja jete, publikohet video e re nga vrasja në Ferizaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 50 vjeçari Osman Bogaj nga Komorani që vdiq në vendin e punës në Grabanicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i rëndë në Komoran(Pamje)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar në Drenas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Drenicasot

Informohu ne kohë!

Lexo

  • Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind
  • Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)
  • Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi mbi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

Category

  • Botë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lajmee
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Ushqim
  • Video

Recent News

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

Lajm jo i mirë për ata që do të martohen sivjen, shtrenjtohet ari për 18 për qind

June 26, 2022
Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

Feronikeli kampion i Kosovës në Volejboll U14 (M)

June 26, 2022
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Ushqim
  • Video

© 2022 Drenica Sot - Portal Informativ

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Reklamo Biznesin tuaj!