Disa qytetarë lëndohen gjatë hedhjes së fishekzjarreve, njëri plagoset nga plumbi qorr

Sikur çdo ndërrim i motmoteve, edhe ky nuk ka kaluar pa probleme.

Gjatë festimit të Vitit të Ri 7 persona kanë marrë lëndime trupore, dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekut

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Citaku, ka bërë të ditur se në minutat e parë të filliimit të vitit të ri nuk ka një fluks të madh të pacientëve.

“Kemi 7 raste me mjete pirroteknike dhe një me plumb qorr. Pjesa dërrmuese e tyre janë në shtëpi, ndërsa tre jemi duke i trajtuar. Lëndime kanë marrë më së shumti në durë dhe krahë”, tha ai.