Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit ka takuar edhe reperin e këtij qyteti, Don Xhonin.
Lladrovci në facebook ka ndarë një foto me të, ku edhe ka thënë se edhe Don Xhoni është për Drenasin, ndërsa thotë se në vitin e ardhshëm do të mbahët edhe “Muaji i Mërgatës”, ku Drenasi prapë do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.
Me Don Xhonin, si çdo herë, bashkë për Drenasin!
Vitin e ardhshëm, bashkëpunimi ynë do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”. Sërish Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.
Miqësia jonë ka shumë të përbashkëta, vazhdojmë!
Faleminderit!