DRENAS: Babë e birë të dehur tapë, rrahën mes veti dhe përfundojnë në spital

Babë e birë nga Drenasi, të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti.

Policia ka njoftuar se ata kanë pësuar madje edhe lëndime të dukshme trupore.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23 e 30 minuta.

Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.