Drenasi I, II, Çikatova e Re, Shtrubullova, Pokleku i Ri, Pokleku i Vjeter, Vasileva në përkrahje të Ramiz Lladrovcit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetarë të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka takuar qytetarët e Drenasi I, II, Çikatovës së Re, Shtrubullovë, Poklekut të Ri, Pokleku të Vjetër, Vasilevës nga ku edhe ka marrë përkrahje të madhe.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka postuar duke i vënë mbishkrimin se çdo herë këto vende kanë qenë çdoherë bastion i fuqishëm i PDK-së.

Ndërsa thotë se fitorja me 14 nëntori do të jetë dëshmi për konsekuencën ndaj vizionit të themeluesve të PDK-së dhe punës së madhe të kryer në këtë komunë.

“Drenasi I, II, Çikatova e Re, Shtrubullova, Pokleku i Ri, Pokleku i Vjeter, Vasileva, bastioni i padiskutueshëm i PDK-së, së bashku me Zenun Pajazitin, takuam aktivistët dhe kryesitë e nëndegëve, për të ritheksuar se fitorja më 14 nëntor është vullnet i qytetarëve që nuk diskutohet.

Fitorja e 14 nëntorit, është dëshmi për konsekuencën tonë ndaj vizionit të themeluesve të PDK-së dhe punës së madhe të kryer në komunën kampion.

Vazhdojmë me suksese.

Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci”