Drenicakja Aurora Pirraku kandidate për Parlamentin suedez në zgjedhjet e vitit 2022

Kosovarja Aurora Pirraku do të jetë kandidate për Parlamentin suedez në zgjedhjet e vitit 2022, njofton Scanner.

Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar se rajoni i Västmanland ka vendosur që të jetë kandidate në Parlament për zgjedhjet e vitit 2022

“Faleminderit per besimin!” – thote shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson ne Facebook.

“Sot rajoni i Västmanland ka vendosur qe te jam kandidate ne Parlament për zgjedhjet e vitit 2022.

Shumë faleminderit për besimin për të qenë një kandidate për Parlamentin Suedez dhe rajonin e Västmanlandit.

Suedia duhet të jetë një vend i sigurt. Të gjithë, pavarësisht prejardhjes, duhet të kenë mundësinë të punojnë dhe të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë.

Kjo e bën Suedinë të fortë. Të gjithë duhet të jenë të lirë të ruajnë kulturën dhe fenë e tyre, ose të rriten, por gjithmonë të ndjekin ligjin në Suedi. Të gjithë ne që jemi ose dëshirojmë të bëhemi qytetarë jemi të bashkuar nga një gjë: ligji.

Çështja, e cila eshte veçanërisht e rëndësishme për mua dhe është një prioritet jashtëzakonisht i rëndësishëm politik, është siguria në vend”, ka shkruar ajo./Scanner/