Driton Ajazi prezenton projektin për tregun e Drenasit dhe atë të Komoranit

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga Demokratët pë Drenasin, Driton Ajazi, ne rrjetin e ti facebook, ka prezentuar projektin që do të ndryshoj rrënjësisht tregun e Drenasit dhe atë të Komoranit.

Ajazi ka thënë se këto tregje do të marrin pamje moderne dhe do të ofrojnë kushte me të mira për shitësit e komunês së Drenasit.
Ndërsa thotë se tregu i Drenasit do të ketë 180 vendparkingje për automjete.

“Të nderuar qytetarë, 💙

Me planin tonë për zhvillimin e Drenasit, do të jetë edhe ndryshimi rrënjësor i dy tregjeve; ai i qytetit dhe tregu në Komoran.🤝

Ato do të marrin pamje moderne dhe do të ofrojnë kushte më të mira për të gjithë shitësit tanë. 🛒

Tregu i Drenasit do ketë edhe 180 vend parkingje për automjetet. 🚙

Në dy tregjet, qytetarët e Komunës së Drenasit do të mund të blejnë prodhimet e bujqve tanë të vyeshëm dhe me këtë, do të ndihmojnë rritjen e bujqësisë në komunën tonë.🥬🥦🫑

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!”

Shiko videon këtu👇🏻