Restaurant Blinaja
Categories: DrenicëLajme

Driton Ajazi: Stop grabitjes së pronës publike

Restaurant Blinaja

STOP GRABITJES SË PRONËS PUBLIKE NË DRENAS

Siç, thonte, Baez: “Nëse nuk lufton për t’i dhënë fund korrupsionit, do të përfundosh duke u bërë pjesë e tij”

Nesër, është momenti, ku secili nga ne duhet të tregoj që parësor është vendi!

Që nga paslufta, Komuna e Drenasit e ka pas aktive Teatrin Veror, ku çdo 4 vite u mbajt Revista e Folklorit Burimor mbarkombëtar. E ka pas aktive Sallen e Kultures me kapacitet prej 800 vetash, Arkiven komunale etj. Ku, nesër po tentohet përmes Asamblesë Komunale, ku janë të vendosura këto institucione, si dhe objekti i vjetër i Komunës, po i jepet dikujt privat të ndërtoj banesa!

DAMQORI, ka ngritë krye dhe po donë të rrënoj dhe privatizoj gjithqka nga e kaluara dhe historia jonë dhe ta fundosë edhe të ardhmen e fëmijëve tonë!

Mosni ju lutem, se do ju gjykoj historia!

Nesër përpos opozitës, unë besoj shumë që edhe nga pozita sot ka njerëz që i’a duan të mirën Drenasit.

Nesër, duhet të dëshmohet se Drenasi është i të gjithëve!

Drenasi ka qenë i prindërve tanë, është i yni, duhet të mbetet edhe i fëmijëve tanë. E JO i grupeve të caktuara të interesit, JO i mendësisë korruptuese e grabitqare!

Nesër duhet të luftohet dukuria grabitqare.
Neser duhet të luftohet për të miren e Komunës dhe të qytetarëve.

Mos u bëni pjesë e korrupsionit.
Mos u bëni pjesë e grabitjes.

Ne sonte, së bashku edhe me Asambleistët e DD-së i tham jo grabitjes së pronës publike për interesa personale. Thuani edhe ju të tjerët dhe ta ndalim këtë kastë grabitqarësh!

Ne si DD, kishim planifikuar që në atë hapësirë të ndërtonim një Kompleks Kulturor, ku do të përfshihej e gjithë sfera kulturore e kombëtare në të! (Foto 2)

Le të tregojm që ka njerëz që shohin me mendje të hapur për Drenasin kulturor, shoqëror e zhvillimor!
Le të tregojm që mund të shihet Drenasi me syrin e pastërt, e jo me syrin e GRABITQARËVE E DAMQORËVE!

Çdo herë në mbrojtje të së drejtës dhe interesit të përgjithshëm qytetar.

D.A.

Share
admin

Recent Posts

Driton Ajazi: Stop grabitjes së pronës publike

STOP GRABITJES SË PRONËS PUBLIKE NË DRENAS Siç, thonte, Baez: "Nëse nuk lufton për t’i… Read More

8 mins ago

LAJMI I FUNDIT / Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel

Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel. Përfaqësuesi i… Read More

52 mins ago

Knaus: BE-ja po e bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit dhe po e simpatizon Vuçiqin si ish-ministër i tij – kjo është e rrezikshme

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka hedhur një sërë kritikash ndaj Bashkimit… Read More

3 hours ago

Me nderime të larta, varroset kadeti i Policisë së Kosovës që vdiq në aksident trafiku

I është dhënë lamtumira e fundit Flordian Shabaj – kadet i Policisë së Kosovës i… Read More

4 hours ago

“Duhet të kujdesemi për veten”: Këto janë fjalët e Xhakës për ndeshjen ndaj Serbisë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i kujdesshëm në përgjigjet kur është pyetur për… Read More

5 hours ago

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për drogë në Fushë Kosovë, njëri shitës e tjetri përdorues

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilët janë… Read More

6 hours ago