Dugolli akuzon Milaim Zekën se ishte dëshmitar kundër shqiptarëve me një fotografi të një procesi gjyqësor(FOTO)

Pasi gazetari Milaim Zeka i tha se gjitha previlgjet që i ka Enver Dugolli i kishte pas nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sepse ndryshe siç thotë Zeka, Dugolli kishte me qëndru duke fishkëllu në kryq të Komoranit, ka reaguar ky i fundit.

Dugolli në një status të publikuar në rrjetin social Facebook ka akuzuar Milaim Zekën se ka qenë dëshmitar kundër shqiptarëve në proceset gjyqësore duke publikuar një fotografi.

Nuk dihet a do të ketë reagim nga të përmendurit në atë proces gjyqësor për të treguar të vërtetën!

Ja reagimi i plotë nga Dugolli:

Të ndëruar miq,
Kjo që po dua të them më këtë postim nuk është në natyrën time, mirëpo po më detyron ky far Milaim Zeka-Znaçka.
U bënë disa herë që ky merret me mua edhe pse unë e shpërfillë sepse nuk kam dashtë të merrem me të. Nuk jam shumë i sigurt pse merret më mua, mirëpo për një gjë po. Ky soj njerëzish për të marr vëmendje, janë në gjendje të bëjnë gjithçka, e lere më të shpifin e njollosin edhe për ish shokët.
Unë për vete jam shumë i lumtur që kurrë në jetën time nuk e kam rrejt-genjyer dhe tradhtuar askënd, e aq më pak shokët. Kurrë në jetën time nuk ju kam bërë dëshmitar askujt në proceset gjyqësore….
Përkundrazi, ndihem shumë mirë me të kaluarën time dhe nuk e zhbëj asnjë veprim timin. Gjithçka që kam arritur në jetën time, së pari i falenderohem zotit që më ka udhëzuar në rrugën e drejtë, familjes dhe shumë shokëve të burgjeve dhe sakrificave për të cilët ruaj kujtimet dhe respektin maksimal.
Edhe pse me Milaimin kemi qenë shokë në fillimet e veprimtarisë sime të cilin e kam respektuar dhe ruajtur, madje pa e përmend askund në hetuesi, ky njeri kurrë, ama kurrë në jetën e tij nuk e vlerësoj këtë qëndresë time, përkundrazi, tani që nuk mundi të katapultohej edhe në LV, del dhe shpif për mua se gjoja unë paskam përfituar nga Thaçi apo Veseli kur asnjëri e as tjetri nuk kanë qenë prijës të drejtëpërdrejt të FSK-së.
Fatbardhësisht, ka pas njerëz që kanë qenë në krye të këtij institucioni të cilët m’i kanë ditë vlerat dhe nuk më kanë penguar në karrierën time ushtarake…

Dhe për fund, është mirë që Milaimi të na tregon se si doli nga burgu? Çka i kërkuan UDB-ja në këmbim të lirimit nga burgu etj…? Pastaj për rolin e tij në mërgim edhe pse nuk dijë shumë, është mirë të tregon sepse njerëzit janë gjallë dhe mund të flasin…