Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë i kujdesshëm në përgjigjet kur është pyetur për përballjen me Serbinë. Ai ka thënë se fokusi i tyre është në fushë, jo edhe jashtë saj.
“Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dyja përfaqësueset duam fitore. Kjo është më e rëndësishmja. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka në konferencën për media të mërkurën.
Të enjten Zvicra luan ndaj Kamerunit, ndërsa ndeshjen e dytë në grupin G e luan ndaj Brazilit.
Të tretën e ka me Serbinë. Me Serbinë ishte përballur edhe në Botërorin “Rusia 2018”.
Zvicra pati fituar 2:1 falë dy golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Të dy festuan golat e tyre duke krijuar me duar shqiponjën dykrerëshe.
Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilët janë… Read More
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet… Read More
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në lagjen… Read More
Në emisionin Mëngjesit në Kanal 10, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm… Read More
Të martën, në Gjykatën e 11-të Apelit, Qarku i Atalantas, janë përballur në sallën e… Read More
Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritë jeshile dy projektligjeve atij për Zyrtarët Publik dhe… Read More