E dhimbshme: Ky është 12 vjeçari që u gjet i vdekur në një serrë

Një i mitur është gjetur sot pa shenja jete në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”. Bëhet fjalë për një 12 vjeçar nga Vitia.