Bekim Jashari uron Lushtakun dhe Nuren, ua dorëzon detyrën

Bekim Jashari ka treguar kulturë të lartë politike, duke uruar kryetarin e ri të Skënderajt, Fadil Nura dhe kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtaku.

Jashari së bashku me bashkëpunëtor sot i ka pritur në zyren e kryetarit, Nuren dhe Lushtakun.

Përmes një postimi, kryetari i ri, Fadil Nura është shprehur shumë falënderues ndaj kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

Postimi i plotë:

Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.
Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë!
Qofsh i bekuar!