E quajti Granitin ‘rrugaç’, Ragim Xhaka i reagon ashpër Zana Avdiut

Zana Avdiu u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

Kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte në T7.

Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvbihet një djali që ështqë gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti uk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *