E rëndë: Kjo është familja Ahmeti që u shua tragjikisht në aksidentin në Bullgari

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tashmë është në Bullgari për shkak të tragjedisë së tmerrshme në autostradën Struma.

Në intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me gjatë të mbijetuarit e tragjedisë.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, tha Zaev.

Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, tha Zaev.

Mediat kanë publikuar fotografi të një familjeje që u shua në aksident.