E rëndë: Vdes 24-vjeçari pasi u plagos në një poligon të shenjëtarisë

Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.